Katie Price tregon sekretin e trupit të saj seksi
Katie Price është fanse e ndërhyrjeve jo kirurgjikale. Të martën ajo publikoi në Tweeter pamje nga momentet teksa bënte sesione për ngritjen e vitheve. Fotomodelja e njohur angleze në këto foto shfaqet vetëm me të brendshme portokalli dhe një kanatiere të zezë. “Unë dua të ndihem seksi dhe me vetbesim të lartë kur të vesh bikini këtë verë, plus palestra është një fillim i mirë!”-ka thënë modelja.
Trajtimi Lipofirm Pro bën heqjen jo-invazive të yndyrës dhe është një lloj kullimi limfatik. Efektet në varësi të pjesës së trupit që aplikohet janë: reduktim i dhjamit, rregullim i problemeve me celulitin dhe tërheqje e lëkurës. Katie edhe herë të tjera ka treguar për trajtimet e ndryshme që i bën dhe fytyres për të pasur gjithmonë një pamje sa më të kuruar.