Katy Perry dhe Orlando Bloom po planifikojnë të ardhmen e tyre! Shumë shpejt do i drejtohen altarit…
Sipas “People” Katy Perry mund ti drejtohet altarit sepse i dashuri i saj, Orlando Bloom duket se është duke bërë një tjetër hap për marrëdhënien e tyre.
“Orlando nuk ka ende një unazë, por ka nisur të flasë për të ardhmen e tyre. Të gjithë do të lumturoheshin nëse do të fejoheshin. Katy është e mrekullueshme. Ai thotë gjithmonë që do të martohet sërish dhe Katy duket se mund të jetë bashkëshortja e tij. Të dy bashkë duken shumë të lumtur”, shprehet burimi.
Katy dhe Orlando u lidhën fillimisht në janar të 2016-s, kur qëndruan bashkë për rreth një vit, derisa u ndanë në shkurt të 2017-s, për t’u rilidhur në prill të këtij viti.