Katy Perry dhe Taylor Swift i japin fund “armiqësisë”
Taylor Swift ka postuar një letër shkruar me shkrim dore dhe me ngjitës qenushi në pjesën e prapme të zarfit, e cila ishte dërguar nga Katy Perry, e cila kërkonte ndjesë ndaj Taylor për të gjitha vitet që kanë qëndruar pa folur. Swift, e cila po përgatitet për turneun e saj shkruante mbi foto ku dukej një pjesë e shkrimit të letrës: “Faleminderit Katy” dhe e shoqëronte me zemra rozë.
Dy këngëtaret janë përfshirë në një grindje që kur Taylor pretendoi se Katy i vodhi asaj tre nga kërcimtarët mbështetës në turneun që ajo zhvillonte në vitin 2012. Në vitin 2014, Taylor nxorri këngën “Bad Blood”, e cila besohet të jetë në lidhje me grindjen e saj me Katy-n për t’u hakmarrë ndaj saj.
Pas kësaj Katy tha se donte të fliste me yllin e “Look what you made me do”, por ajo nuk kishte pranuar. Por siç duket gjithçka i mbetet të shkuarës tani.