Katy Perry flet për periudhën e depresionit pas publikimit të albumit “Witness” : Zemra ime u thye
Katy Perry në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se kishte kaluar një periudhë të vështirë depresioni pas publikimit të albumit të saj të fundit.
“Witness” arriti në vendin e gjashtë në toplistat e Britanisë së Madhe kur doli në shitje në vitin 2017 por Katy është shprehur se e ka përjetuar rëndë reagimin negativ të publikut.
“Kam pasur periudha depresioni në varësi të situatave dhe zemra ime u lëndua vitin e kaluar sepse, pa dijeninë time, i dhashë rëndësi reagimit të publikut, i cili nuk reagoi në mënyrën që unë e prisja”, tha ajo.
Ajo ka pohuar më tutje se kjo ka ndikuar në krijimtarinë e saj artistike dhe se ende nuk ka arritur të rimarrë veten që nga ajo periudhë.