Katy Perry “kritikon” Meghan Markle për veshjen e dasmës mbretërore
Katy Perry ka shumë mendime rreth veshjes së dasmës së Meghan Markle dhe asnjëri prej tyre nuk është pozitiv. Ylli i popit u pyet se çfarë mendonte për fustanin e Meghanit gjatë “American Idol dhe përgjigjja e saj i habiti të gjithë.
“Do të kisha bërë një gjë më të përshtatshme”, u shpreh Perry gjatë intervistës. Katy zbuloi gjithashtu se preferonte fustanin e Kate Middleton tek Meghan Markle, duke menduar “Kate, Kate, Kate fitoi, Kate fitoi!”
Por pavarësisht se Katy do kishte preferuar një zgjedhje tjetër, ajo gjithashtu tha disa gjëra të ëmbla për Meghan: “Janë të mahnitshme përpjekjet e saj humanitare. Ju e dini, fakti që ajo është një feministe krenare, më pëlqen shumë. Unë e mbështes atë si një grua tjetër dhe e dua atë dhe i uroj të dyja”.