Katy Perry në zbulim të talenteve të reja
Katy Perry do të jetë pjesë e jurisë së “American Idol”. Ylli i popit është anëtarja e parë që është shpallur ndërsa anëtarët e tjerë nuk janë bërë të ditur.
Lajmi është konfirmuar nga televizioni ABC News ku edhe do të transmetohet emisioni.
“Unë jam e nderuar dhe e kënaqur që jam pjesë e jurisë që sjell përsëri ‘Americian Idol’ për të bërë realitet ëndërrat e talenteve të mëdhenj,”-ka thënë Katy Perry. “Gjithmonë dëgjoj muzikë të re dhe më pëlqen shumë të zbuloj artistë të rinj gjatë turneve të mia.”