Katy Perry përkrah një djali “misterioz”
Këngëtarja e famshme, Katy Perry është shkëputur për pak ditë nga puna e saj e ngarkuar për të vizituar motrën e cila jeton në Danimarkë me bashkëshortin.
Katy Perry e ka shijuar në maksimum atmosferën e festave ku është fotografuar duke dalë nga disa klube nate së bashku me një djalë misterioz i cili nuk i është ndarë për asnjë moment. Por nga fotot ata duken shumë të afërt me njëri –tjetrin.
33-vjeçarja do të performojë ‘live’ gjatë gjithë natës së ndërrimit të viteve në Abu Dabi më pas do të rimarrë disa ditë pushimi para se t’i rikthehet turneut në Amerikën e Veriut pas datës 5 janar.