Katy Perry prezantuesja e eventit të madh muzikor
Katy Perry do të drejtojë “”MTV Video Music Awards”, eventin në të cilin është edhe vetë në garë me shumë nominime. Këngëtarja e bëri të ditur lajmin në rrjetin social “Instagram”, ku i lë takim fansave më 27 gusht në Fabulous Forum Inglewood, në Kaliforni. Katy do të ndriçojë skenën si performuesja e parë dhe më pas do të prezantojë mbrëmjen. Ajo ka siguruar gjithashtu një vend mes yjeve më me shumë nominime, duke mbajtur pesë të tilla: Best Pop, Best Direction dhe Best Visual Effects për “Chained to the Rhythm”, Best Art Direction për “Bon Appetit” dhe Best Collaboration për këngën e Calvin Harris “Feels”, të kënduar nga Pharrell Williams, Perry dhe Big Sean. Është një periudhë e artë për yllin e popit. Albumi i ri “Witness” është renditur në vendin e parë të klasifikimit Billboard 200, duke u bërë albumi i tretë që renditet në vendin e parë.