Katy Perry surprizohet nga ‘Princi’ i saj
Katy Perry ka festuar në 26 tetor ditëlindjen e 32-të të saj. Ajo u surprizua nga miqtë në Këshillin e Fashion Designerave të cilët kishin sjellë një tortë për të. Gjesti i tyre u prit me shumë dashuri nga këngëtarja e suksesshme e cila pasi shprehu dëshirë i fryu qirinjve të tortës.
Një burim për HollywoodLife tregoi se Orlando Bloom e ‘mbuloi’ në lule të dashurën e tij pasi ndihej shumë keq që nuk kishte pranë saj në këtë ditë të rëndësishme për të. Aktori këtë periudhë ka qenë i ngarkuar pasi po punon për një film në Kinë. Pavarësisht largësisë fizikisht, ata mbeten në kontakt dhe bisedojnë me mesazhe gjatë gjithë kohës. Katy e konsideron Orlandon si princin e saj dhe u lumturua shumë kur mori buqetat e mëdha nga ai, pavarësisht se ndodhej mijëra milje larg.