Kejsi Tola e mbushur me dashuri në 26-vjetorin e saj të lindjes
Kejsi Tola e ka nisur karrierën e saj në moshën 17-vjeçare, madje prezantoi edhe Shqipërinë në “Eurovision 2009”. Ndërsa më pas karrierën e vazhdoi me disa projekte muzikore mjaft të suksesshme, duke marrë pjesë në festivale dhe duke realizuar shumë klipe.
Së fundmi Kejsi ka festuar edhe 26-vjetorin e saj të lindjes. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ një foto e veshur me rozë dhe mjaft e lumtur ku tregon se në këtë ditëlindje është e mbushur me dashuri.
“Zyrtarisht 26-të. Ndjehem e vjetër por e mbushur me lumturi dhe dashuri”,ka shkruar bashkëngjitur fotos së postuar.