Kelly Clarkson tregon për periudhën e saj më të errët, kohën kur ka dashur ti jap fund jetës
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Attitude”, këngëtarja Kelly Clarkson ka zbuluar se ka tentuar të vristen veten pasi e detyruan të humbiste peshë në fillim të karrierës së saj muzikore. 35-vjeçarja është shprehur se presioni për të qënë e dobët për shkak të karrierës e ka bërë atë të ndihej e trishtuar. Këngëtarja e hitit “Because of You”, e cila ka vuajtur nga çrregullimi në ushqim kur ka qënë në shkollë të mesme ka thënë për revistën se ajo ishe periudha më e errët e karrierës së saj. “Kur unë isha shumë e dobët, doja të vrisja veten, mendova se kjo ishte zgjidhja e vetme. Më dhimbnin gjunjtë dhe këmbët sepse gjatë gjithë kohës isha me kufje dhe vrapoja. Isha gjatë gjithë kohës në palestër”, ka thënë Kelly.