Lajme

18 May 2018

Kendall Jenner aksidentohet dhe nuk parakalon në tapetin e kuq në Kanë

Festivali i filmit në Kanë nuk shkoi ashtu si duhet për Kendall Jenner, e cila u përfshi në një aksident me makinë. Sipas burimeve të “Page Six”, modelja ishte duke shkuar në aktivitetin vjetor të Naomi Campell për Modën, kur ndodhi aksidenti. Kjo e detyroi të mos parakalonte as në tapetin e kuq.

Kendall kishte për qëllim të ecte në tapetin e kuq së bashku me mikeshat e saja të dashura, Bella Hadid, Natalia Vodianova dhe Winnie Harlow, megjithatë nuk ishte në gjendje që ta bënte këtë. Pavarësisht se nuk parakaloi dot në tapentin e kuq Kendall u shfaq e veshur me një triko të gjatë të punuar me zbukurime argjendi dhe fije të shndritshme nëpër një sfond të zi.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com