Kendall Jenner del të blejë diamantë me të dashurin,pasi…
Ajo mund të ketë lëshuar një apologji të enjten pasi plani i saj për të përdorur imazhet e legjendave të muzikës për të shitur markën e saj të bluzave nxiti një reagim të ashpër.Por Kendall Jenner nuk e ndaloi ky reagim që t’i ikte gëzimit të një pasditeje në Beverly Hills me të dashurin e saj A$AP Rocky.21 vjeçarja, shkoi për pazar me reperin dhe ata morën dy palë vathë diamanti.
Ajo doli për blerje pasi ajo dhe motra e vogël Kylie,kërkuan falje pasi vendosën fotot e tyre tek bluzat që shfaqin ikona muzikore për t’i shitur për $125 në kendall-kylie.com.
Kritikët reaguan ashpër me yjet Kardashian në mediat sociale që tentuan të përdornin fytyrat e legjendave të famshme rock – duke përfshirë edhe Tupac dhe Biggie – për të nxjerrë fitim në para.
Nëna e Biggie, Voleta Wallace, i dërgoi të enjtën letrën e saj të zemëruar: ‘Mosrespektimi i këtyre vajzave për të mos arritur as tek unë as nga dikush që lidhet me pasurinë, më del në mendje. Nuk e kam idenë se pse ata mendojnë se mund të shfrytëzojnë vdekjen e 2pac dhe birit tim Christopher për të shitur një t-shirt “.