Kendall Jenner heq dorë nga KUWTHK
Kendall Jenner nuk do të jetë më pjesë e reality show “Keeping up with the Kardashians”, që prej shumë vitesh transmetohet në E! Entertainment. Modelja e famshme duket se tani qëllimin e vetëm ka modën dhe ka vendosur ti përkushtohet terësisht. Prandaj ajo ka vendosur të largohet nga familja duke jetuar në një tjetër qytet dhe duke i dhënë lamtumirën edhe ekranit ku ajo u rrit dhe u bë e famshme. Tani ajo po mendon të zhvendoset në New York ku janë vendosur dhe mikeshat e saj më të mira, si Gigi Hadid.