Kendall Jenner kërcënohet nga fansi
Kendall Jenner vazhdimisht ka pranuar letra nga një fans i cili fillimisht dukej se e ka dashur shumë, megjithatë me kalimin e kohës është bërë më i zemëruar dhe i hidhur.Thomas Hummel filloi shkrimet në shkurt të këtij viti dhe është paralajmëruar nga truproja i Kendall Jenner të qëndrojë larg saj, megjithatë ai nuk ndalon.Në letrat e radhës Hummel e ka ofenduar rëndë Kendall si dhe e ka akuzuar nënën e saj Kris, që po e paguan ASAP Rocky që të flejë me Kendall Jenner.Ndërsa në disa letra të tjera fansi ka thënë që është dashuruar me Kendall që kur ajo ishte tre vjeç.Kendall ka kërkuar një urdhër ndalese nga gjykata, e cila është aprovuar dhe Hummel duhet të ndërpresë të gjitha kontaktet dhe të qëndrojë larg saj.