Lajme

27 October 2017

Kendall Jenner lë pas historinë me ASAP Rocky, lidhet me basketbollistin e njohur

Supermodelja Kendall Jenner mesa duket po jeton ditë të lumtura, pasi po njihet me basketbollistin, Blake Griffin.

Prej kohësh në fakt përflitej se ajo ishte në lidhje dashurie, por motra e Kim Kardashian nuk e ka pranuar ende këtë romancë.

Burime për Us Weekly kanë bërë me dije se Kendall është mjaft e dashuruar, dhe se kjo është një lidhje serioze. Ajo po mundohet që të kalojë shumë kohë me 28-vjeçarin edhe pse prioriteti i saj më i madh është karriera.

Kendall duket e qartë në objektivat e saj, dhe pa dashur të flasim para kohe, nuk duket se ka në plan të bëhet mama, si motrat e saj, Kim, Khloe dhe Kylie të cilat janë shtatzënë në të njëjtën kohë.
Më parë modelja përflitej për historinë e dashurisë me reperin ASAP Rocky, por mesa duket gjërat paskan ndryshuar. Megjithatë sipas disa burimeve ajo nuk i ka ndërprerë kontaktet me të.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com