Kendall Jenner merr vendimin drastik për aplikacionin e saj
Kendall Jenner ka vendosur të heqë dorë se përdoruri aplikacionin e saj për vitin 2018. Modelja 22-vjeçare ka përditësuar KendallJ.com për dy vitet e fundit, por Jenner tani ka konfirmuar se ka marrë vendimin “e vështirë” për t’u larguar nga aplikacion sepse “synimet dhe prioritetet e saj po ndryshojnë”. Në një mesazh për fansat e saj, Jenner shpjegoi: “Ndërsa shoh përpara për vitin e ardhshëm, synimet dhe prioritetet e mia po ndryshojnë. Unë kam pasur një lidhje të pabesueshme 2 vjeçare me të gjithë ju, por kam marrë vendimin e vështirë për të mos e përditësuar aplikacionin tim në 2018. Unë shpresoj që ju te jeni kenaqur po aq sa unë në këtë udhëtim. ” Jenner është, ndoshta, më privatja e motrave Jenner dhe Kardashian, pavarësisht se ka më shumë se 100 milionë ndjekës në mediat sociale.