Kënga e Elvanës e preferuara e yllit të huaj
Projekti i fundit i Elvana Gjatës “Forever is Over”, prodhim i Poo Bear dhe David Guetta po merr gjithnjë e më tepër mbështetje.
Lele Pons, ylli i videove vine që numëron më shumë se 18 milion ndjekës në Instagram, është fiksuar pas këngës më të re të artistes shqiptare.
Aktorja ka publikuar në Instagram video me këngën “Forever is Over” në sfond dhe shkruan se është e fiksuar! Ajo tund kokën sipas ritmit dhe i bën tagg Elvanës, që me siguri e ka marrë mesazhin dhe tashmë e ndjek në Instagram.
Na mbetet t’i urojmë sa më shumë suksese artistes shqiptare, dhe të vijë sa më shpejt me një projekt po kaq cilësor.