Lajme

23 May 2018

Kënga e kampionatit botëror pjesë e së cilës është edhe Era Istrefi publikohet të premten

Askush se kishte menduar por Era Istrefi bën edhe një hap të rëndësishëm drejt karrierës ndërkombëtare. Era do të jetë një prej interpretuesve të Himnit për Kampionatin Botëror 2018. Pjesë e këngës do të jetë edhe Nicky Jam dhe Will Smith. Në një postim të bërë së fundmi nga ylli hollivudian Smith bëhet e ditur se kënga titullohet “One life to live” dhe do të pubikohet këtë të premte. Aktori i ka bërë tag Era Istrefit në postimin e tij dhe DJ amerikan Diplo, i cili do të punojë këngën.


Era Istrefi ka publikuar edhe disa foto në rrjetin social Instagram nga xhirimet e klipit ku shfaqet tejet atraktive dhe sportive e veshur me xhinse të shkurtra. “Një jetë për të jetuar”, ka shkruar Era në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka etiketuar artistët Will Smith dhe Nicky Jam.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com