Kënga “IDGAF” e Dua Lipës po ecën në “gjurmët” e suksesit të “New Rules”
Dua Lipa ska të ndalur me sukseset e saj. Pas arritjeve dhe çmimeve me hitin “New Rules” duket se edhe kënga e saj më e fundit është pëlqyer shumë nga fansat e saj. Vetëm një muaj pas publikimit të videoklipit të këngës IDGAF, ajo ka arritur në 100 milionë pëlqime.
Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjetin social Instgram. Krah fotos së publikuar Dua shkruan: “100 milionë pëlqime për këngën IDGAF vetëm në një muaj. WOWWWW”.