Lajme

16 February 2018

Kënga “Më fal” me tekst nga vetë Elvana… kujt i kërkon falje këngëtarja?

Produksionet e reja muzikore të Elvana Gjatës pjesë e albumit të saj më të ri janë më të komentuarat e ditëve të fundit. Së fundmi, ka qënë Pirrro Çako ai i cili ka shpjeguar se teksti i këngës “Më fal” është shkruar nga vetë këngëtarja, por duke mos konfirmuar që ka pasur një nxitje nga e kaluara e saj.

Ndër të tjera ai tregoi diçka edhe për këngët e tjera të realizuara prej tij:

“Unë kam bërë ‘Gjërat kanë ndryshuar’, por me një tekst tjetër. E kisha shkruar 3-4 vjet më parë, ndërkohë edhe “Ti Shqipëri më jep nder” mora spunto nga disa fëmijë që e recitonin këtë vjershë dhe e kam shkruar muzikën për 10 minuta, Xheloz, po ashtu, ndërsa këngën ‘Më fal’, tekstin e ka shkruar Elvana, donte të kishte një këngë të sajën. Bashkëpunimi ishte i çuditshëm, por kishte kimi dhe fatmirësisht funksionoi shumë mirë”, është shprehur kantautori Pirro Çako.

Tani lind pyetja kënga “Më fal” është dedikim për dike në veçanti që Elvana i kërkon falje?

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com