Lajme

18 March 2019

Kënga që u shkruajt para 10 vitesh por që nuk u këndua asnjëherë deri më sot/Alban Skënderaj zbulon arsyen!

“Plagë në gjysmëshpirt” është kënga që u shkruajt para 10 vitesh nga kantautori i njohur Alban Skënderaj por që as ai gjithashtu as Miriam Cani nuk arritën ta këndonin dot të paktën deri sot.

Albani përmes një postimi në rrjetin social instagram ka zbuluar arsyen…

 

 “Duhet ta pranoj se ky dimër ka qenë i ftohtë si në zemër ashtu dhe në frymëzim për mua. Duke ardhur pranvera e duke çelur lulet e para rritet dhe dëshira për jetën e për të krijuar muzikë me energji pozitive por para se të nis këtë kapitull të ri kam ende një këngë që dua ta ndaj me ju. E kam shkruar SAKTËSISHT para 10 vitesh edhe pse ka qenë gjithmonë më shumë e Miriamit se sa e imja si këngë. E kam shkruar menjëherë mbasi nëna e saj e dashur u largua papritur dhe tepër e re nga kjo botë. Unë hodha në vargje e muzikë dhimbjen e Miriamit dhe pse përjetimi ishte i fortë dhe për mua. Miriami nuk ka mundur dot asnjëherë ta këndojë për shkak të emocioneve por ç’është e vërteta të dy, ndoshta gabimisht, kemi menduar që dhimbje të tilla kaq të thella dhe personale nuk ka nevojë të ndahen me publikun por duhen mbajtur për vete dhe me vete. U bënë gati 2 vite që unë kam humbur nënën time tashmë dhe në momente të vështira, kur nuk kam mnudur dot të gjej asnjë përgjigje, më shumë se kurrë ndjenjat e mija janë pasqyruar me këto vargje.”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com