Këngët e tij janë hite, por ja ku e gjen frymëzimin Trim Jetullahu
I ftuar në emisionin “Intervista Vip” me Ajli Hoxhën në Tema TV ka qënë Trim Jetullahu. Ai është një këngëtar i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo hip-hop. Trimi ka publikuar një sërë produksionesh muzikore të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme midis tyre edhe disa bashkëpunime. Në një rrëfim ekskluziv ai ka folur për jetën personale dhe atë profesionale duke u ndalur edhe tek suksesi i projektit më të fundit muzikor, i cili është mirëpritur mjaft mirë nga fansat, projekti “Hava Hava”. I pyetur nga prezantuesja rreth jetës së tij private dhe faktit se cila ka qënë gjëja më romantike që ai ka bërë për personin që ka patur përkrah Trimi shprehet se gjërat romantike nuk kanë munguar nga të dyja palët por më e rëndësishme se dhuratat ka qënë dashuria e pastër që i kanë dhënë njëri-tjetrit për sa kohë kanë qënë bashkë. Madje i pyetur nëse femrat kanë qënë frymëzim për këngët e tij, Trimi pa asnjë hezitim ka thënë se gjithmonë kanë qënë inspirim madje ai pranon se edhe kënga “S’kam faj” është frymëzuar nga një histori dashurie dhe një vajzë për të cilën nuk dha më tepër detaje.
Për të tepër ndiqni intervistën e plotë: