‘Këngëtare kot fare’, Arian Çani shpërthen kundra Ronela Hajatit
Gazetari Arian Çani njihet për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe pa koplekse.
Shpeshherë kemi vënë re që Çani e shpreh hapur mendimin që ka për të tjerët, por së fundmi ka habitur me një deklaratë.
Gjatë rubrikës ‘Mix blind test’ në emisionin ‘Zonë e Lirë’ po luhej kënga e Ronela Hajatit, por gazetarit duket se nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë dhe thumboi këngëtaren.
‘Hiqe fare këtë Cherr se s’na intereson kjo këngëtare është kot fare bo bo bo. As nuk e përmend fare cila është, më krijon një kështu ajo mua nuk e dua jo. Hynë në atë kategorinë e këngëtareve që nuk i ashtu dot fare, më krijon një gjë negative shumë. Më mirë që s’e gjetët’, ka thënë Çani duke shtrembëruar fytyrën.
Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë zënkë mes gazetarit dhe Ronelës, pasi Çani e ka pasur të ftuar më parë, por kjo mbetet për t’u mësuar në vijim.
Kujtojmë se disa vite në parë Arian Çani i hapi dyert e emisionit Ronela Hajati teksa kjo e fundit ndihej e zhgënjyer nga “Top Fest” pasi nuk kaloi në finalen e festivalit.