Këngëtarët e njohur bëhen bashkë për Porto Rikon
Një grup muzikantësh u bënë bashkë për të realizuar një këngë, fitimet prej së cilës do t’u vijnë në ndihmë të prekurve nga uragani “Maria”, në Porto Riko. “Almost Like Praying” është shkruar nga Lin-Manuel Miranda, krijues muzikor i hitit të Broduejt, muzikalit “Hamilton”. Ndër këngëtarët që morën pjesë janë Gloria Estefan, Marc Anthony, Jennifer Lopez, Rita Moreno, Luis Fonsi e shumë të tjerë. Miranda tha se frymëzimi për këngën erdhi pas dëshirës për të takuar të afërmit, që i ka nga ky vend, si dhe nga ndihmat e ngadalta për njerëzit. “Almost Like Praying” është një ndërthurje mes spanjishtes dhe anglishtes dhe muzika është bazuar në elemente muzikore nga kënga “Maria”, prej muzikalit “West Side Story”.