Lajme

08 May 2019

Këngëtarët e show biz-it në skandale mashtrimesh e vrasjesh, radha e Loredanës

Viola Spiros i bie i dashuri lac në burg, i dashuri i Elvana Gjatës përfshihet në vrasje në mes të bllok-ut dhe i arratieset policisë, tani është radha Loredana Zefit e cila pasi postoi lartë e poshtë jetën e saj të luksit përfshihet në një skandal.

Loredana, për ju që nuk e njihni është e dashura e performuesit me emrin Mozzik.

Sipas medias zviceriane “20 Minuten”, Loredana Zefi u arrestua nga policia mbrëmjen e djeshme me akuzën se së bashku me të vëllanë kishin grabitur një çift pleqsh. Shifra e hamendësuar që Loredana me të vëllanë i ka marrë çiftit të moshuarëve ishte rreth 1 milionë franga.

E ndërkohë që Loredana u lirua, Met Elshani, ish-menaxheri i Mozzik-ut që me këtë të fundit nuk i ka punët mirë pas largimit dhe prishjes së kontratës hodhi një kunjë në profilin e tij në Instagram:

Sakaq nuk mund të rrinte pa reaguar edhe vëllai i Mozzik-ut, Getinjo, reperi sigurisht që mbroi kunatën dhe derën e familjes.

E keni menduar ndonjëherë nëse imazhet tuaja të dashur që i shihni aq perfekt të jenë të përfshirë të gjithë në skandale mashtrime parash, seksuale. Të blesh makina 100 mijë euro nuk është e thjeshtë. Ka ardhur koha që publiku të hapë sytë dhe ky është mision i gazetarëve. Iu premtojmë 🙂

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com