Këngëtaret me origjinë shqiptare do të performojnë në ”Victoria’s Secret fashion show”
“Victoria’s Secret Fashion Show” është një spektakël mode që organizohet çdo vit për të reklamuar veshjet e brendshme dhe ato të gjumit të markës së njohur.
Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës dhe aty mblidhen emrat më të njohur nga bota e showbizz-it. Në pasarelë parakalojnë çdo vit modelet më të njohura, të cilat shoqërohen me muzikë nga këngëtarët më të mirë.
“Victoria’s Secret” ka zbuluar emrat e këngëtarëve që do të performojnë këtë vit dhe krahas tyre vihen re edhe dy shqiptaret me famë botërore, Bebe Rexha dhe Rita Ora.
Bebe është shprehur shumë e entuziazmuar në rrjete sociale që do të jetë pjesë e këtij eventi, që do të organizohet në 2 dhjetor në New York.