Këngëtari homoseksual pozon para pasqyrës i veshur vetëm me të brendshme!
Këngëtari i nohur Sam Smith ka pranuar së fundmi se ka patur për një kohë të gjatë pasiguri me trupin e tij, madje deri në atë pikë sa në adoleshencë i është nënshtruar një operacioni për heqjen e kileve të tepërta. Por tashmë këngëtari duket se nuk ndihet më i kompleksuar.
Ditën e djeshme ai postoi disa foto në rrjetin social instagram ku shihet duke pozuar vetëm me të brendshme.
Sam publikoi gjithashtu edhe një video duke kërcyer para pasqyrës së tualetit, ndërsa në një tjetër publikim shkroi: “Ndihem i fryrë pas fluturimit, kështu që mendova të postoj një selfie para pasqyrës të gjoksit tim seksi të fryrë, sepse jemi miq. Më në fund!”