Lajme

27 March 2019

Këngëtari i famshëm i dashuruar me një mashkull, konfirmon lidhjen gay

Ai është cilësuar si një nga meshkujt më seksi të muzikës pop në Amerikë dhe jemi të sigurt që ka bërë për vete shumë femra.

Por të mërkurën, Adam Lambert, 37 vjeç, zhgënjeu shumë fanse pasi konfirmoi se është i dashuruar me një mashkull, më saktë me modelin Jaci Costa Polo.

Çifti i ri shpalli dashurinë për njëri-tjetrin duke e bërë zyrtare lidhjen në Instagram.

Këngëtari publikoi një foto me të dashurin e tij duke shkruar: “Të dua” dhe sigurisht duke marrë të njëjtën përgjigje.

Lidhja e tij e fundit serioze e deklaruar publikisht ishte me reporterin, Sauli Koskinen, me të cilin u nda në vitin 2013.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com