Këngëtari i famshëm i propozon të dashurës shtatzënë për martesë mbrëmjen e Krishtlindjes
Mbrëmjen e së hënës, 41-vjeçari Robin Thicke vendosi t’i propozonte të dashurës së tij, April Love Geary, ndërsa po darkonin me miqtë dhe familjen.
24-vjeçarja ndau foto dhe video në Instagram nga propozimi, ku shkruante: “Po, po, po 1000 herë”.
Propozimi erdhi si surprizë për të gjatë darkës, kur këngëtari nxori unazën pasi kishin mbaruar ushqimin. Ajo u përlot dhe ai i pëshpëriti në vesh, ndërkohë që njerëzit që ndodheshin në tavolinë brohorisnin dhe duartrokisnin