Këngëtari i njohur kujdeset për djalin e Majk
Rreth një vit më parë reperi Majk u bë baba për herë të parë me djalin e tij, Roan. Megjithatë pas lindjes së djalit rrugët mes Majk dhe Majlinda Zekës u ndanë përgjithmonë. Majk është gjithmonë pranë tij pavarësisht angazhimeve të shumta në muzikë.
Së fundmi Majlinda ka postuar në “Instastory” një foto në të cilën shihet këngëtari Ylli Limani duke mbajtur në prehër Roanin e vogël dhe duke i lexuar diçka. Duket se Ylli dhe Roan janë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe kjo tregon se ajo nuk është hera e parë që ata takohen së bashku dhe kalojnë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit.