Këngëtari The Weeknd ndryshon këngën sepse…
Vetëm pak orë pasi Flori Mumajesi postoi në instagramin e tij këngën e The Weeknd ku sipas tij ishte “Biçim Nallane”, kënga e The Weeknd u fshi nga kanali i tij zyrtar në Youtube.Në fakt kjo ndodhi pas ankesës së Copyright Clame në IPFI (një organizatë ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave autoriale). Kjo organizatë është nën monitorim 24\7 kundër piraterisë në industrinë e muzikës.
Gjithashtu ka reaguar edhe vetë The Weeknd i cili u ka shpjeguar fansave të çuditur për këtë vesrion të këngës, duke iu thënë se ishte fshirë për shkak të të drejtave autoriale dhe i ka ftuar të dëgjojnë këngë e tjera të këtij albumi.
Ndërkohë pas bllokimit të “Six feet Under” tani në youtube gjendet një version tjetër i saj , ku fillimi i këngës është ndryshuar.