Lajme

11 January 2019

Këngëtarja flet për humbjen e babait dhe sprovat në të cilat ka kaluar pë t’u bërë këngëtare

Afërdita Dreshaj po shijon çdo moment të mundshëm në krah të bashkëshortit çek, Jakub Kindl.

Ajo ka kohë që është tërhequr paksa nga bota e modës, por vazhdon të mbetet temë e rubrikave rozë shqiptare.

Biondina së fundi i është përgjigjur disa pyetjeve të fansave që i bën përmes llogarisë së saj personale të Instagramit.
Një prej tyre kishte të bënte me babanë e saj të ndjerë dhe ëndrrat e fëmijërisë së bukuroshes “Sa e vështirë ka qenë për ty të realizoje ëndrrat e tua, pa praninë e babait?”.

Afërdita ka treguar se e kishte të vështirë të arrinte këtu ku është, por që në këtë rrugëtim e ka ndihmuar shumë nëna.
“Ishte ëndrra e babait tim që unë të bëhesha këngëtare. Kur isha 12 vjeç dhe ai ishte ende gjallë, më çoi që të regjistroja këngën time të parë.

Pasi ai ndërroi jetë, ishte shumë e vështirë, por unë duhet t’i tregoja atij që po vazhdoja të realizoja ëndrrën e tij dhe timen. Mamaja ime është gruaja më e fortë në botë, dhe ajo më ka dhënë mbështetje që të vazhdoja”, është përgjigjur Dreshaj-Kindl.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com