Lajme

08 October 2018

Këngëtarja e famshme paditet nga stilisti, pasi veshi rrobat dhe nuk ia ktheu më mbrapsht

Këngëtarja e njohur Nicki Minaj është hedhur në gjyq nga stilisti francez Maher Jridi, i cili e akuzon atë për faktin se ka përdorur rrobat krijuara nga ai dhe nuk ia ka kthyer më mbrapsht.

Ai ka qenë ndër bashkëpunëtorët kryesorë të këngëtares dhe ka paguar mijëra dollarë për të marrë me qëra rroba nga kompani të ndryshme.

Si pasojë e mos kthimit të rrobave nga këngëtarja, kompanitë e kanë hedhur në gjyq Jridi-n duke i kërkuar si dëmshpërblim 74 mijë dollarë.

Nga ana tjetër, stilisti francez ka paditur Nicki-n dhe përveç pagesës prej 74 mijë dollarësh për rrobat, ka kërkuar edhe dëmshpërblim për gjendjen e rënduar psikologjike që i është krijuar nga kjo situatë. Reperja nuk është prononcuar ende publikisht lidhur me këtë gjë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com