Këngëtarja Fifi pas kritikave për përdorimin e “photoshop” në fotot e saj merr vendimin drastik
Këngëtarja e njohur Fifi, së fundmi është akuzuar nga ndjekësit e saj se në fotot që poston në rrjetet sociale ajo përdor së tepërmi “photoshopin”. Fifi duket se është irrituar nga këto akuza të ndjekëse të saj dhe ka zgjedhur të reagojë nëpërmjet një postimi në Instastory. Ajo është shprehur se i ka bërë dalje “photoshop”-it, dhe pikërisht këto akuza jo te drejta e kanë detyruar të marrë një vendim drastik.
“Nuk më vjen neveri nga puçrrat. ‘Photoshop’-it i kam bërë dalje. Përveç kësaj, çdo foto dhe video që kam hedhur është mbushur me komente të njerëzve pa dinjitet dhe pa kulturë. Që sot e tutje do i mbyll komentet”, shkruan Fifi në postimin e saj në Instastory.