Këngëtarja me famë botërore vjen në Kosovë…
Ishte ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ai që përmes një postimi në Facebook bëri me dijeni se do të performojë një këngëtare amerikane, emrin e së cilës pritet ta mbajë Ura e Ibrit.
Burime të ministrisë përkatëse për Klan Kosova zbuluan se bëhej fjalë për Shakira- n. Megjithatë u tha se “ende nuk ka diçka konkrete, veçse ajo është propozuar si ide e mundshme.”
Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me kryetarin e Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, për zhvillimet aktuale në Mitrovicë, ku ai po qeveris në mënyrë të shkëlqyeshme dhe po realizon shumë projekte madhore. Po ashtu biseduam edhe për çështjen e hapjes të Urës së Ibrit, revitalizimi i së cilës ka përfunduar tashmë, dhe u dakorduam që hapja të bëhet me një ceremoni të veçantë, ku do të performoj edhe një këngëtare amerikane, emrin e së cilës do të propozojmë që ta mbaj Ura e Ibrit.
Gjithashtu me Agimin, që siç e dini është edhe zëvendëspresident i AKR-së, biseduam edhe për procesin e brendshëm zgjedhor që do ta mbaj AKR-ja, ku do t’iu hapet rruga inkuadrimit të kuadrove të reja që të angazhohen në partinë e vetme që funksionon mbi bazën e vlerave liberale perëndimore.