Këngëtarja shqiptare, e ftuara speciale e Lewis Hamilton në garën e Formula 1
Pa dyshim Elvana Gjata është duke shijuar pushime të paharrueshme në destinacione vërtet mbresëlënëse. Pas rivierës franceze dhe ishujve më të frekuentuar të Italisë, është radha e një tjetër eksperience. Përmes disa videove zbuloi se ishte prezente nga afër në garën e Formula 1.
Gara për çmimin e madh të Hungarisë u zhvillua ditën e djeshme sot dhe këngëtarja shqiptare e ka ndjekur nga afër si e ftuara speciale e kampionit Lewis Hamilton. Ajo nuk ishte vetëm por së bashku me producentin e njohur Poo Bear.
Përmes postimit të saj Elvana nuk ka nguruar që ta falenderojë publikisht Hamilton për këtë ftesë speciale!