Lajme

01 March 2017

Këngëtarja shqiptare ndahet nga i dashuri?

|
By
|
0 Comment
|

Edhe pse po njeh vetëm suksese në karrierën muzikore, me bashkëpunime të suksesshme, në jetën private situata nuk duket të jetë fort e mirë për Dua Lipën. Këngëtarja e hitit “Scared to be lonely” po kalon një periudhë të vështirë në lidhjen me modelin britanik Isaac Carew.

Burime pranë çiftit kanë zbuluar ekskluzivisht për Prive se marrëdhënia e tyre është në krizë dhe se zyrtarizimi i ndarjes është vetëm çështje ditësh. Kriza e dy të rinjve është reflektuar edhe në rrjetet sociale. Dua, foton e fundit me Isaac e ka postuar më 2 janar, ndërsa britaniku, i cili ka qenë në çdo hap pranë Duas, prej disa javësh nuk e ka shoqëruar më në evente. Madje, edhe në Brit Awards, të dy ishin të pranishëm, por jo në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dua dhe Isaac nisën lidhjen e dashurisë në verën e vitit 2015, kur këngëtarja sapo kishte filluar të ngjiste shkallët e karrierës.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com