Këngëtarja shqiptare shkon në plazh me taka,por harroj që Olti Curri ”vëzhgon” !
Një nga gjërat që në kodin e pashkruar të veshjes nuk përshtatet absolutisht me plazhin janë këpucët/sandalet me taka. Pavarësisht kësaj asgjë nuk e ndalon Rovena Stefën jo vetëm që t’i veshë, por edhe t’ia tregojë botës se e ka bërë një gjë të tillë.
Këngëtarja shqiptare publikoi një foto pranë shezllonit e veshur me rroba banje, me shkëlqim dhe taka që kombinonin me veshjen.
Dhe Olti Curri nuk ngurroi për t’i bërë një kritikë publikisht, ndërsa i ktheu përgjigje edhe pyetjes që Rovena kishte ngritur në foto: “Çfarë dua unë…”
Teksa ka ironizuar këngëtaren, Olti shkruan se asaj i mungojnë vetëm “një palë shapka me gisht, sepse i janë bërë këmbët me gjak prej sandaleve me taka në rërë”.