Lajme

16 October 2018

Keni aromë të keqe të gojës ? Ja cilat janë 5 arsyet pse keni dhe 3 mënyat si të shpëtoni…

Sipas statistikave reth 60% e njerëzve vuajnë nga aroma e keqe e gojës. Edhe nëse kujdeseni për higjienën e gojës çdo ditë, ndonjëherë fryma e keqe mund t’ju vendosi në pozitë dhe mund t’u shkatërrojë një takim.

Arsyet pse keni një erë të keqe të gojës:
1. Konsumimi i shumë ushqimeve të pasura me squfur.
2. Pirja e duhanit dhe alkoolit.
3. Stresi dhe ankthi.
4. Infeksionet orale.
5. Prishja e dhëmbëve.

Ndonjëherë disa ushqime që përmbajnë vajra të caktuara, siç janë hudhrat, qepët dhe pikantet do të prodhojnë një frymëmarrje të keqe. Personat që mbajnë dietë mund të kenë një frymëmarrje të keqe për shkak të ndryshimeve në metabolizëm.Një pjesë e erës së keqe e ka origjinën nga hunda, fyti dhe pjesë të tjera të frymëmarrjes. P.sh. infeksionet e sinusit dhe infeksionet e frymëmarrjes mund të çojnë në frymëmarrjen e keqe.Duhanpirësit dhe ato që marrin ilaçe, mund të kenë një frymëmarrje të keqe. Ndonjëherë, njerëzit me sëmundjen e mëlçisë ose të veshkave, komplikacione të diabetit ose probleme të frymëmarrjes, si rezultat kanë një erë të keqe të gojës, por kjo nuk është e zakonshme.
Por çfarë mund të bëni nëse keni një emergjencë dhe nuk ju ndodhet një çamçakëz me vete?

Ja disa zgjidhje të shpejta dhe efektive:
1. Pini sa më shumë ujë
2. Hani një mollë
3. Thith një limon

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com