Kërcënoi Ronaldo Sharkën, Suada Daci bie me këmbët e saj.
U desh një artikull i gazetarit Ronaldo Sharka rreth dy vite më parë ku u zbulua për herë të parë lidhja e Alfio Rrotanit dhe Fatma Methasanit, që celulari i tij të bombardohej me telefonata me numër privat e mesazhe kërcënimesh, leksionesh dhe ironie në “WhatsApp”.
Kërcënimet nuk vinin as nga Alfio dhe as nga Fatma por nga mikesha e kësaj të fundit, Suada Daci, me profesion gazetare.
Daci i përmendte Sharkës faktin se ai mund ta pësonte keq për shkak se Suada kishte xhaxha, një nga gjyqtarët e rinj të vettingut.
Edhe pse kanë kaluar rreth dy vite, ky debat nuk është harruar. E ftuar në “Late Night Shoë” me Kastro Zizon, prezantuesi papritur i përmend Suadës kërcënimet kundrejt gazetarit Ronaldo Sharka. Gazetarja Daci thotë se nuk e njeh, ndërkohë disa sekonda më vonë pranon se ka kontaktuar me Sharkën por nuk e ka kërcënuar. Madje shton se Sharka ka qenë i ftuar pak kohë më parë në televizionin ku punon Fatma Methasani dhe askush nuk e kërcënoi. E vërteta është se Ronaldo Sharka u dëbua nga emisioni i mëngjesit në këtë televizionin, pasi ai uroi Alfion dhe Fatmën që kishin bërë më në fund publike lidhjen e tyre.
Mesazhet e kërcënimit nga Suada Daci drejt gazetarit Ronaldo Sharka:
Më poshtë mund të dëgjoni audion e emisionit ku ishte i ftuar Ronaldo sharka.Ky i fundit uron Fatmën dhe Alfion duke përmendur edhe rastin e kërcënimit. Papritur pas këtij urimi,lançohet publiciteti dhe gazetarin e largojnë nga studioja.Prezantuesi Flavio Qarri e komenton largimin e tij si të vullnetshëm për arsyet e tij personale.Arsye që ende mbeten mister pasi në momentin që gazetari ishte i ftuar te kolegu i Fatmës,Flavio Qarri,Fatma dhe Flavio sapo kishin bërë publike lidhjen e tyre
E ndërkohë që jemi në vitin 2019, në “show biz”-in shqiptar ende ka raste kërcënimesh të tilla qesharake vetëm për një lidhje dashurie, që në fillim mbahet e fshehtë e më pas bëhet publike.
Sipas Suadës, të “këshillosh” që dikush të bëjë kujdes kur drejtohet, në emër të profesionit të xhaxhait të saj, nuk është kurrsesi një kërcënim. Vallë çfarë të jetë, mos ndoshta një kompliment?