Kesha probleme me shëndetin
Kesha vazhdon përpjekjet për të fituar “lirinë” nga Dr. Luke por gjërat nuk po i shkojnë aq mirë. Mesa duket nga këto foto që kanë shkrepur paparacët, nuk është ky i vetmi problem i madh i këngëtares. E veshur me një bluze të gjerë të bardhë, me streçe, pa make up dhe me flokët të kapura në mënyrë të shkujdesshme, hitbërësja e “Diy Young” thuajse nuk njihet. Përveç shkujdesjes në veshje ajo që bie në sy është shtimi në peshë i artistes. Për më shumë shikoni fotot më poshtë.