Kesha ulet në dysheme gjatë MTV VMAs
Kesha u detyrua të ulej në dysheme gjatë VMAs 2017 sepse vendi i saj “kishte humbur”.Këngëtarja 30-vjeçare ka postuar një fotografi ku shihet e ulur në dysheme, dhe ka shkruar: “VMAs ka humbur vendet tona, kështu…”.Kesha doli në skenë gjatë kësaj ngjarje për të dhënë një mesazh të fuqishëm për vetëvrasjet.
“Duhet guxim i madh për të treguar anën e ndjeshme të qenies njerëzore. Dhe ne të gjithë kemi atë palë të prekshme. Çfarëdo që po kaloni, sado e errët të duket, ekziston një e vërtetë dhe forcë e pamohueshme në faktin se nuk jeni vetëm. Të gjithë kemi vështirësi. Dhe për aq kohë sa nuk heq dorë nga vetja, drita do të thyejë errësirën”, tha ajo.