Lajme

13 March 2017

Këshilla për flokë sa më të bukur

Flokët janë gjysma e bukurisë dhe për tu ndjerë gjithmonë mirë me dukjen tuaj kushtojini rëndësi shëndetit të flokëve tuaj. Më poshtë keni disa këshilla se si t’i mbani të shëndetshëm ato.
1.Dietë sa më të ushqyeshme dhe stil jetese të shëndetshme
Konsumoni shumë ujë dhe përfshini sa më shumë proteina në vaktet tuaja. Ushqimet me vitamin A janë aleatët më të mirë për flokët tuaj.
2.Qëndrojini larg produkteve të stilimit të flokëve
Përpiquni t’I thani në mënyrë natyrale dhe përdorni sa më pak tharësen, piasterin ose mashën e flokëve
3.Për të rikuperuar flokët e thatë e të dëmtuar përdorni aloe vera
Xheli I kësaj bime I jep një pamje tjetër flokëve tuaj dhe u jep atyre më shumë jetë. Përdorni në vend të balsamit aloe vera dhe do keni më shumë volum. Për një efekt edhe më të theksuar përdoreni këtë xhel si maskë dhe mbajeni tek flokët tuaj për rreth gjysëm ore
4. Mos I lani çdo ditë flokët tuaja
Këshillohet t’I lani 1 herë në tre ditë ose më rrallë.
5.Kujdesuni për flokët gjatë gjumit
Kapini gërshet ose me lidhëse, përdorni këlluf të butë për jastëkun dhe kujdesuni që ait ë jetë sa më I pastër.
6. Lajini flokët me ujë të freskët ose të vakët
Uji I nxehtë I dëmton shumë flokët dhe rrënjët e tyre, ndaj kujdesuni që temperature të jetë e ambjentit ose mesatare.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com