Lajme

30 November 2017

Kështjella “Windsor”, vendi special për dasmën e Princit Harry dhe aktores Meghan Markle

||
0 Comment
|

Princi Harry dhe e fejuara e tij Meghan Markle do të martohen në kështjellën “Windsor” në St George’s Chapel, në muajin maj të vitit të ardhshëm. Lajmi është zyrtarizuar nga pallati mbretëror “Kensington Palace”.

Familja mbretërore do të paguajë për dasmën, përfshi shërbesat, muzikën, lulet dhe pritjen festive.
Aktorja Markle, do të pagëzohet përpara dasmës, por ajo synon gjithashtu të marrë nënshtetësinë britanike, për të cilën do të punojë gjatë viteve në vijim.

Sekretari i princit Harry për komunikimin, Jason Knauf e përshkroi kështjellën “Windsor” si një “vend tepër special” për çiftin, duke thënë se ata kanë kaluar një kohë të konsiderueshme atje që kur u takuan për herë të parë në korrik të vitit 2016.

Ai shtoi se Princi Harry dhe Markle do të zhvillojnë edhe detyrat e para zyrtare së bashku në Nottingham.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com