Kevin Bacon dhe Kyra Sedgwick, martesa më e gjatë hollivudiane
Janë njohur në vitin 1988 në një set xhirimesh, disa muaj më pas nisën një lidhje, e në muajin shtator të këtij viti ata kanë festuar 30 vjetorin e martesës.
Takimi i parë zyrtar ka ndodhur gjatë xhirimit të filmit “Lemon Sky” (1988), ndërsa Kyra ka treguar se në fillim kishte konsideruar se aktori nuk ishte tipi i saj, e nëse dikush do t’i thonte që në moshën 22 vjeçare do ta takonte mashkullin me të cilin do të martohej vetëm pas një viti dhe do të kishte fëmijë me të, do t’i thonte se është i çmendur,
Menjëherë pas e filluan lidhjen, ata e kurorëzuan atë me martesë më 4 shtator të vitit 1988, kur Bacon ishte 30 vjeçar, ndërsa Sedgëick ishte 23 vjeçare.
“Seksi është shumë i rëndësishëm, ndërsa pasioni është gjithmonë aty. Kur hyn në dhomë vazhdon të më lërë pa fjalë, zemra fillon të më rrahë shpejt dhe mendoj se sa i bukur që është”, ka thënë Kyra, e cila me burrin e saj i ka xhiruar edhe shtatë filma të tjerë.
Ndërkohë që edhe pse po kalojnë dekada, ajo vazhdon të jetë në lidhje me aktorin hollivudian, duke treguar e dëshmuar kështu se dashuritë e mëdha egzistojnë.