Lajme

27 October 2016

Kevin Gates dënohet me burg

Reperi i njohur Kevin Gates është dënuar me 180 ditë burg pasi u shpall fajtor për goditjen e një fansi në një koncert vitin e kaluar në Lakeland. Gjykata gjithashtu caktoi për Gates 1 vit liri me kusht pas daljes nga burgu.

Në 29 gusht të 2015 ai është filmuar me telefon teksa rrihte një grua në një klub nate. Viktima ishte Miranda Dixon 19 vjeç. Kjo e fundit ka dëshmuar në gjykatë që Kevin e gjuajti me shkelm në bark, aq fort sa për një muaj ka pasur dhimbje. Mirëpo avokati i reperit pretendonte të kundërtën. Sipas tij klienti i tij as nuk e kish prekur Miranda Dixon.

Në përfundim ishte juria që e mori vendimin për ta shpallur reperin të fajshëm, pasi ndoqën disa herë videon me pamjet nga përleshja.

a1 a2 a3 a4

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com