Lajme

02 May 2018

Kevin i “Home Alone”: Nuk pëlqej të shoh asnjë nga filmat e mi”

Macaulay Culkin i njohur për rolin e Kevin tek “Home Alone” në një intervistë për “Ellen DeGeneres” ka treguar mjaft detaje rreth jetës së tij. Macaulay është shprehur se gjatë festave, nuk mund të dalë jashtë në rrugë, pasi të gjithë e ndalojnë dhe e ftojnë që t’i shohin filmat e tij së bashku.

“Nuk dal dot nga shtëpia në atë sezon, sepse është periudha e Kevinit. Të gjithë që takoj më thonë që ta shikojmë bashkë. Kjo më gëzon, por dhe më frikëson. Unë përpiqem të dal më pak e më pak për atë kohë të vitit”, tregoi ai.

Fëmijëria e tij, nuk ishte aspak si ajo e bashkëmoshatarëve të tij, për këtë arsye në moshën 14 vjeçare u largua nga Hollywood, për të ndjekur studimet dhe për të rifituar kohën e humbur, duke shpresuar se do mund të bënte një adoleshencë normale.

“Isha i lodhur. Kam bërë 14 filma në gjashtë vjet. Ishin shumë larg shtëpisë dhe larg shkollës. Kisha nevojë të rritesha dhe të zhvillohesha si njeri. E jetova ëndrrën time dhe mezi prisja të kthehesha në shkollë. Ishte diçka e bukur që në atë moshë të kisha atë popullaritet që unë kisha, por mendoj se gjëja më e mençur që kam bërë ishte që të merrja më pas 8 vite pushim”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com