Khloe Kardashian dëshiron që vajza e saj të ketë…. të pasmet e saj
Khloe Kardashian ka shprehur dëshirën e saj për vajzën e saj. Ajo ka thënë se dëshiron që vajza e saj të ketë aftësitë atletike të babait, basketbollistit Tristan Thompson, por ka suprizuar kur është shprehur se dëshiron t’i ngjajë asaj nga të pasmet.
“Kam thënë që kam dëshirë që vajza të jetë si partneri im sa i përket aftësive atletike, por dua që të trashëgojë të pasmet e mia. Dua që të dyja të kemi të pasme të mëdha”, shprehet ajo.
Khloe dhe Kim Kardashian janë dy motrat me të pasmet më të mëdha në familje dhe shumë njerëz thonë se ato kanë bërë ndërhyrje për të arritur madhësinë që kanë, por të dyja i kanë hedhur poshtë këto zëra.