Khloe Kardashian fal tradhëtinë e Tristan Thompsonin, dyshja shfaqen për herë të parë bashkë pas skandalit
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson u panë së bashku për herë të parë, pasi akuzat për mashtrimin e këtij të fundit bënë publike tre javë më parë.
Të premten, prindërit e Trues ishin duke drekuar së bashku në një restorant në TownHall, në Cleveland, sipas videos të siguruar nga TMZ.
Në pamjet e siguruara, të dy: Kardashian, 33 vjeçe, dhe Thompson, 27 vjeç, kanë veshur veshmbathje të zeza, ndërsa duken në shoqëri të njëri-tjetrin.
Një përfaqësues i restorantit TownHall nuk kishte asnjë koment.
Dalja e Kardashian dhe Thompson vjen disa orë pasi një burim i i ka konfirmuar revistës “People” se ylli i NBA “është kthyer në shtëpinë e Cleveland” me të dashurën e tij dhe të porsalindurin e tyre.
“Khloé duket e lumtur. Asaj i pëlqen të jetë një nënë. Ajo është fokusuar në mbajtjen e familjes të bashkuar. Dhe raportet me Triastanin i ka të mira, nuk flitet për ndarje”, ka thënë ky burim.
“Kur ajo dëshiron diçka për të punuar, ajo e realizon atë”, shton burimi.
“Çështja e familjes së saj me Tristanin është se ata mendojnë se ai nuk do të ndryshojë. Por Khloe nuk po e dëgjon këtë. Ajo ka qenë shumë e vendosur me Tristanin dhe beson se ai dëshiron ta mbajë edhe familjen e tij”.